Aksion në Qafë Thanë, pezullohen 2 inspektorë dhe 2 doganierë

4 zyrtarë të doganës në Qafë-Thanë janë pezulluar nga detyra. Shkak për këtë është bërë përfshirja në kontrabandë. Në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore sqarohet se bëhet fjalë për dy inspektorë dhe dy doganierë fizikë. Ata abuzonin me detyrën e tyre dhe lejonin kontrabandën e ushqimeve.


Njoftimi i Agjensisë

Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka ekzekutuar vendimin penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec. Ajp ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” në ngarkim të:


StrugaLajmStrugaLajm

– Inspektor A. H., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Ai ishte stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë. 43-vjeçari dyshohet për kryerjen e veprave penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

– Inspektor F. M., 38 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë. Ai ishte stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë. Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale ” Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës “,”Kontrabanda me mallra të tjera”.StrugaLajm

– Shtetasit nën hetim V. B., 53 vjeç, me detyrë doganier fizik në Degën e Doganës Pogradec. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

– Shtetasit nën hetim J. P., 45 vjeç, me detyrë doganier i peshores në Degën e Doganës Pogradec. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

In : Aktuale

Loading...
loading...