Aksioni në ndihmë të Sami Rramanit nga Tateshi finalizohet me sukses

Aksioni për grumbullimin e të hollave në ndihmë të Sami Rramanit nga fshati Tatesh i Epërm është finalizuar me sukses informohet Strugalajm.com.
Dalip Asani banor i Tateshit i cili prej disa vitesh jeton dhe punon në Zvicër, bashkë me shumë shokë të tjerë para disa javëve inicuan një aksion humanitar për ngritjen në këmbë Sami Rahmani nga fshati Tatesh i Strugës i cili ishte i pamundur në ekstremitetet e poshtme.Asani për Strugalajm.com tregon se implantimi i dy këmbëve tashmë është i mundur në Itali por ishin të nevojshme 15 mijë euro të cilat tashmë janë grumbulluar falë këtij aksioni.Ai falenderon të gjithë kontribuesit që e vlerësuan këtë aksion humanitar.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...