Akti vandal në shkollën e Ladorishtit, reagim i ashpër: “Turp për ata”

Një akt vandal ka tronditur fshatin Ladorisht të Strugës, ku persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar ambientet e shkollës së rinovuar së fundmi. Lidhur me ngjarjen ka reaguar ashpër Resul Çollaku, duke shprehur indinjatën e tij për veprimet e papërgjegjshme.
“Pas shumë vitesh, vjen dikush dhe e rinovon shkollën prej ‘A’ në ‘ZH’, ndërsa disa persona bëjnë këto veprime. Është turp jo vetëm për ata, por për gjithë Ladorishtin. Të paktën mos bëj dëm kur nuk mund të ndihmosh në diçka. TURP!”, ka shkruar Çollaku.
Shkolla e Ladorishtit ishte lënë për vite me radhë në gjendje të rëndë, derisa iu nënshtrua një rinovimi të plotë. Ngjarja ka shkaktuar indinjatë të gjerë në opinionin lokal, ndërsa banorët kërkojnë që autorët të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar.(Strugalajm.com)































