Aktori dhe producenti strugan Shkumbin Istrefi: Leze Qena na ka motivuar gjithmonë

Producenti me origjinë nga Struga që jeton dhe vepron në Kosovë, Shkumbin Istrefi, në një lidhje telefonike në T7, ka thënë se është i prekur nga lajmi për vdekjen e aktores Leze Qena

Istrefi u shpreh se nuk qenë në dijeni se aktorja Leze Qena ka qenë e sëmurë.

“S’kam pasur info që ka qenë e sëmurë, e kemi ditë që deri vonë ka qenë duke punu. Nuk e kam ditë as që është në mjekim intensiv”, ka thënë Istrefi.

Ndërkohë ai e ka përshkruar aktoren Qena si një shoqe të mirë dhe një njëri shumë pozitiv.

“Lezja është një prej ikonave të artit skenik, edhe ne gjenratat që po e kalojmë moshën e mesme, jemi rritë me të në ekran dhe në teatër. Lezja ka qenë edhe shoqe, jo vetëm kolege. Më ka ra me punu shumë me të edhe në projekte televizive dhe në teatër, përderisa pjesa tjetër e ekipit ka pasëur stres, Lezja e ka motivuar cdo herë ekipin”, ka thënë Istrefi në një lidhje direkte në T7.StrugaLajm

Aktorja Leze Qena ishte pjesë e shumë filmave, serialeve vendore dhe përtej saj. Së fundi ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”.

Ajo ka vdekur mëngjesin e sotëm në mjekimin intensiv në QKUK

In : Aktuale

Loading...
loading...