Akuzë e rëndë:Ka listë kush ka shkuar në takim tek Sela , Gashi dhe deputetët e VMRO
Deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski nga foltorja e Kuvendit akuzoi se lista me mysafirë të cilët paraqiten për takim tek ai, opozita, lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela dhe tek lideri i BESËS Afrim Gashi dërgohet në institucione tjera dhe është lëndë e analizës së veçantë.
“Ka listë kush ka ardhur në takim me Dimovskin, Gashin, Selën. Nën analizë të veçantë janë mysafirët tek Ziadin Sela, Afrim Gashi, Nikolla Poposki, Antonio Milloshoski, tek unë dhe deputetë tjerë të DPMNE-së”, është ankuar Dimovski, transmeton Medial.mk.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tha se Dimovski ka keqpërdorur foltoren, se Kuvendi është i hapur për qytetarët, se ka rregullore që është miratuar para disa vitesh dhe aty parashihet se personat patjetër të evidentohen të dihet kush hyn e kush del nga Kuvendi.