Alajdin Demiri: Thaçi me Ahmetin, për ta dëmtuar Selën

Takimi i një dite më parë mes dy liderëve Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, më shumë se sa orientimin e dy votave të PDSH-së në Kuvend ka pasur për qëllim uljen e relevancës së LR-PDSH-së, vlerëson profesori Alajdin Demiri. Sipas Demirit, politika nuk bëhet nëpër lokale.

Këta dy liderë janë specialist për ta nxjerr politikën nga aty ku bëhet, shkaku se janë spekulues dhe nuk bëjnë politikë. Ata ë bënë edhe spekulimin e radhës që do të thotë se ato dy vota të PDSH-së, kujt i nevojiten dhe sa i nevojiten ti koalicionojë. Koalicionit të brishtë, kushtimisht thënë, dhe tani trafikohet me ato dy vota çka dhe si mund të bëhet. A ka nevojë ti ulet relevanca LR PDSH-së, për ata të dy po, sepse ndjehen të rrezikuar nga një fenomen që vjen ato janë fenomene në harxhim e sipër dhe në rrënim të tërësishëm, natyrisht se kjo logjikë mund të jetë sepse logjikë tjetër nuk ka – deklaroi analisti Alajdin Demiri për Alsat-M.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...