Alarmohet Çairi, njërit i humb gruaja, tjetrës i humb burri

Të martën (16.05.2017) në stacionin policor në Çair, personi me iniciale Ј.R. (68) ka denoncuar se të njëjtën ditë është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur bashkëshortja e tij me iniciale Ј.А.(64).

Ndërkaq të mërkurën, poashtu në stacionin policor Çair, gruaja me iniciale I.S. (51) ka denoncuar se një ditë më parë nga “Gurëthyesi Brazda” në drejtim të panjohur është larguar bashkëshori i saj me iniciale I.R. (52).

Nga policia bëjnë me dije se po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e personave të zhdukur  dhe zbardhjen e plotë të rasteve.


In : Aktuale

Loading...
loading...