“Albania”e Zvicrës kërkon mbështetje për sfidën vendimtare
Derby i madh në zemër të Zürich-ut
Klubi prestigjioz FC Albania nga Zürich-u i Zvicrës ,kësaj fundjave pret me padurim përballjen e radhës në ligën Kantonale të Zürich-ut dhe atë me rivalin e tyre gjatë gjithë sezonit futbollistik të kampionatit Kantonal në Zürich.
SV Höngg një emër i njohur në arenën e futbollit zviceran dhe me një traditë të madhe sportive,ku nga ky klub shumë futbollistë të njohur dhe të talentuar kanë dalë nga kuadrot e tyre profesionale.
Por,edhe FC Albania si një klub sportiv që synon udhëheqjen e tabelës nga të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani,në konton e vet ka grumbulluar 29 pikë me vetëm një ndeshje të humbur dhe një pikë më pak se kundërshtari i së dielës SV Höngg.
Sipas informatave interne nga Kryesia e klubit FC Albania dhe stafit teknik të Trajnerëve që kryesohet nga Shpend Latifi,asistenti Azem Shahini dhe Drejtori sportiv i FC Albania z.Rini Dauti na njohtojnë se të gjitha parapregatitjet e duhura janë kryer dhe ne si staf ndihemi të privilegjuar dhe me krenari të madhe të dielën 22.04.2018 më ora 11:30 h,FC Albania do të mbrojë ngjyrat kuq e zi.
Kryesia e Klubit ,e në veçanti Presidenti z.Sokol Dauti ,bën apel tek të gjithë sportdashësit shqiptar,sponzorët e klubit,tifozët e klubit,klubet shqiptare në Zvicër etj etj,që të dielën më ora 11:30 h të përkrahin maksimalisht klubin e zemrës FC Albania.