Albert Hani nga Struga është emëruar Sekretari i Përgjithshëm i RYCO-s

Këshilli drejtues i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor – ZRBR (RYCO) e emëroi z. Albert Hani Sekretar të Përgjithshëm të ri të RYCO, gjatë takimit onlajn që u mbajt të premten, 5 mars 2021. Vendimin e sollën përfaqësuesit e qeverive të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit rinor në Këshillin drejtues të RYCO-s. Mandati i katërt i Sekretarit të përgjithshëm të RYCO-s do të fillojë nga 3 prilli i vitit 2021, pasi të përfundojë mandati katërvjeçar i Sekretarit të Përgjithshëm aktual të RYCO-s, z. Gjuro Bllanusha.

Raportohet që Hani për momentin e ushtron funksionin Shef i Degës lokale të RYCO-s në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është aktivist i shoqërisë civile me përvojë shumë të gjatë prej më tepër se 22 vite në menaxhimin dhe udhëheqjen e projekteve për paqe dhe rini për shumë organizata ndërkombëtare. Krahas përvojës së tij juridike dhe specializimit në të drejtën ndërkombëtare, ai ka realizuar studimet pas diplomike për resurse njerëzore, gjini dhe politikë si dhe histori e marrëdhënie ndërkombëtare.StrugaLajm

Ai gjithashtu është kandidat për doktoraturë i cili mban ligjërata për komunikim shumë kulturor në Universitetin shtetëror të Tetovës, Maqedonia e Veriut. Është promovues i njohur i paqes, ndërmjetësues dhe trajnues për tema të ndërtimit të paqes, të drejtave të njeriut, menaxhment dhe menaxhim të ciklave të projekteve. Përveç kësaj, ka kryesuar me qindra sesione dhe konferenca për trajnimin e shumë target grupeve siç janë qeveritë, nëpunësit publik, policia, rinia, shoqëria civile dhe afaristët.StrugaLajm

Hani do të udhëheqë me RYCO-n dhe do ta përfaqësojë organizatën në nivelin më të lartë. Ai do të jetë në këtë pozitë për katër vite pa mundësinë për zgjatje të mandatit.

In : Aktuale

Loading...
loading...