Albin Kurti nga Ohri: Pala serbe po i ikë nënshkrimit, shpejt do e lexoni çka ka e çka s’ka marrëveshja

Kryeministri i Republikës së Kosovë,s Albin Kurti është deklaruar pas përfundimit të takimit në Ohër, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se pala serbe po i ikë kësaj marrëveshjeje.StrugaLajm

“Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar marrëveshejn bazë, me aneksin e zbatimit, kemi arritur një marrëveshje publike në aneksin që do të drejtojë realizimin.. pala tjetër po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes… Sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohët në uebfaqen e Bashkimit Evropian, përkatësisht EAS-it dhe aty do ta lexoni dhe kuptoni edhe çka ka edhe çka s’ka” tha kryeministri.StrugaLajm

Ai tha se Srbia po i ikë nënshkrimit pjesës që do ta bëntë marrëveshjen ndërkombëtarisht të obligueshme.

“ne kemi qenë të gatshëm me 27 shkurt, ishim të gtashëm edhe sonte me 18 mars… Kjo ëshët njohje de-facto mes Kosovës dhe Serbisë” tha Kurti.

In : Aktuale

Loading...
loading...