Albin Kurti priti në takim Arben Taravarin

05.11.23

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga këshilltari i tij politik për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, priti Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin nga radhët e këtij subjekti, Halil Snopçe.

Në një takim miqësor, që u zhvillua pas homazheve që bënë bashkë te varri i Astrit Deharit, u trajtuan shumë tema aktuale dhe me interes. Sfidat me të cilat përballen dy vendet tona janë të përbashkëta, ndajmë shqetësimin e njëjtë dhe vizionin e njëjtë për të ardhmen e qytetarëve tanë dhe mbarë rajonit.

U bisedua për raportet ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e tyre përmes intensifikimit të bashkëpunimit dhe projekteve të përbashkëta. Lidhjet infrastrukturore kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë e dy vendeve tona. Kordinimi dhe sinkronizimi i politikave zyrtare kontribon në tejkalimin e probleme dhe gjetjen e zgjidhjeve më të mira për të ardhmen edhe të mbarë rajonit” – thuhet në kumtesën e ASH-së.

In : Rajoni

Loading...
loading...