Albinfo.ch: Autoritetet hungareze nuk i lejojnë mërgimtarët të marrin ‘speca’ nga vendlindja (FOTO)

Shumë mërgimtarë nga shumë vende të Evropës kanë ardhur të vizitojnë Kosovën. Tetori ishte muaji që kishte numër të madh të diasporës shqiptare në vendlindje.

Duke qenë se jemi në kohë vjeshte dhe tradicionalisht në mënyrë të veçantë në kulturën e ushqimeve shqiptare gjithmonë kanë qenë të pranishme edhe përgatitja e turshive në mënyrë të veçantë, shkruan tutje albinfo.

Kultivimi i ushqimeve bujqësore në Kosovë është i pasur, sidomos produktet e specave të llojeve të ndryshme.StrugaLajm

Shumë mërgimtarë po marrin me vete produkte bujqësore (speca) në veturat e tyre, për t’u nisur drejt shteteve të Evropës, ku ata jetojnë.StrugaLajm

Mirëpo, informacionet e fundit tregojnë se autoritetet kufitare hungareze nuk po i lejojnë mërgimtarët që të marrin produkte vjeshtore nga Kosova.

Fotografia e mëposhtme është dërguar një mërgimtar, i cili ishte duke pritur në kufirin Serbi-Hungari dhe të gjithë mërgimtarëve produktet bujqësore u janë ndaluar në kufi.

In : Aktuale

Loading...
loading...