Albnor Kaba grumbullohet me kombëtaren shqiptare U-19

Albnor Kaba ka marrë ftesë nga kombëtarja shqiptare e futbollit U-19 në grumbullimin e radhës në Tiranë, ku janë duke kryer seancat stërvitore dhe ndeshje miqësore njëkohësisht.

Ftesën për grumbullim e ka marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë Kf Shkëndija, ekip me të cilët Albnori aktivizohet për grupmoshatarët U-17.

Përndryshe Albnori ka treguar cilësi kohën e fundit panvarsisht situatës të krijuar nga Covid, dhe kjo nuk e ka penguar as federatën e futbollit shqiptarë që të vëzhgojë futbollistin në fjalë.StrugaLajmStrugaLajm

„Për momentin ndihem vërtet mirë dhe gjithçka shkon sipas plan- programit nga trajneri Nevil Dede. Vëzhgimi është i madh. Ushtrimet zhvillohen në një nivel të lartë dhe konkurrenca është e lartë, aq më tepër që bëhet fjalë për kombëtaren shqiptare. Kemi zhvilluar disa ndeshje miqësore dhe ndjesia ime është se kam pasur paraqitje pozitive dhe shpresëdhënëse. Uroj të vazhdojë kështu, dhe shpresoj që ënddra ime të bëhet realitet një ditë“ – shprehet Albnori nga Tirana!StrugaLajm

Ndër të tjera, Albnor Kaba është nga Ohri dhe momentalisht luan për grupmoshat U-17 në Kf Shkëndija të Tetovës dhe gëzon një formë të mirë në fushën e gjelbër!

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...