
Shefi i shtabit elektoral të VLEN për Strugën, Albrim Hoxha, nga Veleshta, ka theksuar rolin e veçantë që ka ky fshat në historinë dhe zhvillimin politik të Strugës.
“Zëri i Veleshtës është jehona e gjithë Strugës. Veleshta nuk është thyer e nuk do të thyhet asnjëherë. Veleshtarët kanë pasur gjithmonë sensin e duhur politik,” deklaroi Hoxha.
Duke iu referuar largimit të të rinjve nga vendlindja, ai nënvizoi se kandidati i VLEN për Strugën, Eugen Sheji, është një shembull dhe një garanci se rinia ka vend dhe perspektivë këtu.
“VLEN me Eugen Shejin jep mesazhin e qartë se rinia nuk ka pse të largohet, por duhet të ndërtojë të ardhmen e saj në trojet tona,” shtoi Hoxha.

































