Aleanca e Strugës apel MPB-së: Mos luani me durimin e mërgimtarëve

Mërgimtarët tanë po presin me javë të tëra për të marrë pasaportat e tyre, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme po tallet me durimin e tyre. Janë shkelur të gjitha afatet e ligjore të parapara për përgatitjen e tyre.
I rikujtojmë pushtetarët e BDI-së dhe LSDM-së se janë pikërisht këto mërgimtarë shqiptarë që mbajnë gjallë ekonominë e këtij shteti. Prandaj ndaj tyre duhet të keni qasje më serioze.
Këto vonesa mund të shkaktojnë probleme serioze tek mërgimtarët tanë, dikush mund të humbë vendin e punës, ndërsa ju vazhdoni të talleni siç jeni tallur me vite të tëra.
Apelojmë zëvendës ministrin Agim Nuhiu, që të paktën këtë herë të tregojë se nuk është vetëm kukull në këtë qeveri, që dita ditës po tregohet e huaj për shqiptarët.

ASH-StrugëStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...