Aleanca e Strugës i kundërpërgjigjet Ramiz Merkos

Grushtet i hëngrët ju, nga njerëzit tuaj, në shtëpinë tuaj. Ndërsa ne nuk reaguam dhe as nuk i futëm hundët aty ku nuk na takon. Pse zotrote po mundoheni që të palarat tuaja ti hidhni në oborr të dikujt tjetër?!

Po, është e vërtetë se “mendjet e mëdha flasin për ide”, por ama është gjithashtu e vërtetë se mendjet e mëdha NUK shesin diploma, por mendojnë për të ardhmen e gjeneratave të reja, duke iu siguruar mirëqenie dhe arsim cilësor!

Pastaj, ç’lidhje ka komuna, që nëpërmjet faqes zyrtare të saj të arsyetoni dhe mbroni sulmin në universitetin tuaj privat.
A jeni përfaqësues i qytetarëve apo njeri biznesi?
Sepse komuna është institucion publik dhe duhet t’iu shërbejë qytetarëve, nuk është as universitet, as dyqan e as pronë private e dikujt.

Aleanca për Shqiptarët-Strugë

In : Aktuale

Loading...
loading...