Aleanca e Strugës:Pse nuk ka nxemje tek Gjimnazi Ibrahim Temo?!

Komuna e Strugës dhe drejtoria e Shkollës së Mesme “Gjimnazi Dr. Ibrahim Temo”, kanë nd rprerë procesin mësimor. Arsyeja e vetme është sepse komuna dhe drejtoria nuk kanë siguruar nxemje për objektin e shkollës. Sipas informatave tona, prej dy ditësh nuk ka nxemje tek paralelet në Gjuhën Shqipe.
Prandaj pyesim krerët e komunës dhe drejtorisë së Gjimnazit Ibrahim Temo, se si ka mundësi që në këto ditë të ftohta të mos punojnë nxemjet tek objektet shkollore?
A është e vërtetë se sistemi i nxemjes nuk punon vetëm tek objektet ku mësojnë nxënësit shqiptarë?
A është siguruar nga personat kompetentë lëndë djegëse për funksionimin e sistemit të nxemjes?
Edhe sa ditë do të zgjasë kjo situatë dhe a keni paraparë masa alternative për zgjidhjen e situatës?
Kush do të mbajë përgjegjësi për orët dhe ditët e humbura nga procesi mësimor?
Presim përgjigje dhe zgjidhje të menjëhershme të këtij problemi!
Aleanca per Shqiptaret StrugeStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...