Aleanca i përgjigjet Mickoskit: Nëse hiqet Badenteri, vjen Parlamenti dydhomësh


Formulimi “gjuha që e flasin 20% e popullsisë” nuk ka të bëjë me politika ditore, por me një definicion fyes të gjuhës shqipe që urgjentisht duhet të hiqet, është vlerësimi i partisë Aleanca për Shqiptarët. Sipas opozitarëve shqiptarë, kjo do të rrisë kohezionin e brendshëm shoqëror dhe ndëretnik dhe do të bëjë Maqedoninë e Veriut edhe më të mirë, edhe më të fortë dhe vend që përqafon vlerat evropiane të diversitetit gjuhësor dhe kulturor.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT

“Për ne, është njësoj fyese kur gjuhës së bashkëqytetarëve tonë i referohen si gjuha maqedonasoveriore apo sllavomaqedone, e ndonjëherë edhe ndryshe. Andaj, problemin e 20 përqindëshit z. Mickoski dhe të tjerët duhet që një herë e përgjithmonë ta kuptojnë drejt, duke u nisur nga vetëvetja dhe assesi të ngatërrojnë opinioni duke krijuar amalgame me Balanserin, i cili është mjet planifikimi për punësime në sektorin publik për të arritur obligimin kushtetues për përfaqësim adekuat të bashkësive”StrugaLajm

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se Badenteri apo i ashtëquajturi votim i dyfishtë është standard evropian për ruajtje të paqes dhe stabilitetit që u vendos në republikat e ish bllokut komunisit pas tragjedive të mëdha siç ishin luftërat në ish Jugosllavi. Ky mekanizëm mbanë emrin e ideatorit të tij, Robert Badenter, ish ministri i drejtësisë dhe ish kryetari i gjykatës kushtetuese të Francës, apo fanari i iluminizmit dhe demokracisë evropiane.

ALEANCA PËR SHQIPTARËTStrugaLajm

“Çdo shkelje e këtij mekanizmi të demokracisë konsociative do të ishte retrograd dhe do të sillte pasoja që askush nga ne nuk do t’i dëshironte. Nëse ky votim i dyfishtë për dikë është “problematik”, duhet të kihet parasysh se shumë shtete të ngjashme me tonin e kanë rregulluar këtë çështje me parlament dydhomësh, gjë që do duhej të vendosej në tavolinë nëse hapet një debat i tillë në të ardhmën”

Aleanca për Shqiptarët hedh poshtë çdo kushtëzim i cili i luhat themelet e shtetit të ndërtuar mbi parimet e demokracisë konsociative. Sipas ASH-së, kushtëzimet e tilla nuk mund të konsiderohen ndryshe përveç se si politikë ditore për përdorim brendapartiak, për të ruajtur karrigen përballë sfidave që janë përtej Maqedonisë së Veriut dhe Evropës./ /SHENJA/





In : Aktuale

Loading...
loading...