Aleanca me reagim:Struga në errësirë-Në xhepin e kujt përfundojnë paratë e ndriçimit publik(Dokument)

Duke marrë parasysh shqetësimet e përditshme të qytetarëve kundrejt ndriçimit publik të qytetit dhe fshatrave të Komunës, ku diten ndodh ti kemi të ndezura kurse natën të fikura, me çka qytetin dhe komunën e ka kapluar errësira e plotë.
Mos vallë kështu “gllabërohen” milionat e qytetareve, ku kryetari Merko paguan miliona për çdo muaj me para të qytetarëve.
Pse qyteti i Ohrit, 12 kilometra larg Strugës ka ndriçim publik gjatë natës ?!
Vlerësojmë se Komuna nuk ka marrë asnjë masë për ta korigjuar tarifën e ndriçimit publik, ose të lidh aneks kontratë e cila ka mbetur e njëjtë në kurriz të qytetarëve.
Në xhepin e kujt përfundojnë paratë tona, për një shërbim që nuk e marrim?

Aleanca për Shqiptarët – Dega Strugë, vlerëson se cilat do qofshin kushtet apo prioritetet, siguria e qytetarëve duhet të jetë në radhë të parë.
Për këtë arsye për hir të transparencës dhe llogaridhënijes për paratë publike të qytetarëve Aleanca Për Shqiptarët – Dega Strugë do të vazhdoj të paraqes pagesat e Komunës nga buxheti, drejt kompanive të afërta me kryetarin, të dhëna të cilat mundësohen nga adresa www.open.finance.gov.mk.StrugaLajm

Aleanca Për Shqiptarët – Dega Strugë.StrugaLajm

NDRYSHIM

TRANSPARENCË

LLOGARIDHËNIE


In : Aktuale

Loading...
loading...