Aleanca për Shqiptarët edhe këtë fundjavë në takim me mërgimtarët, stacioni i radhës është Austria

“Aleanca për Shqiptarët” ka filluar takimet me qytetarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, shkruan “albinfo.ch”.

Lideri i partisë “Aleanca për Shqiptarët” Zijadin Sela së bashku me kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari dhe anëtarë të tjerë, do të mbajnë bashkëbisedime në qytete të ndryshme me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në Austri.

Takimet në Austri do të fillojnë me datën 7 mars në Hollabrun. Me datën 8 mars tubimi do të mbahet në Vjenë nga ora 15.00, për të vazhduar në të njëjtën ditë në Wels nga ora 20.00, njofton “albinfo.ch”.StrugaLajm

Gjatë këtij takimi ata do të prezantojnë platformën e tyre politike para mërgimtarëve shqiptarë për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen me datën 12 prill të këtij viti.

In : Aktuale

Loading...
loading...