Aleanca për Shqiptarët: Grubi dhe Merko tallen me Struganët,aksioni i sotëm një farsë dhe show mediatik i stilit të Artan Grubit (Video)

Të nderuara media

Të nderuar qytetarë të StrugësStrugaLajm

Sot fajtorët kryesorë që Struga u bë, siç e thanë edhe vetë, dele e zezë e që struganët jetojnë në kaos dhe pa perspektivë, dolën dhe pa fije turpi, u lëvduan me krimin e tyre dhe tentuan të mashtrojnë qytetarët. Sekretari i Komunës së Strugës ditë më parë pranoi se në pjesën e mbrojtur rreth liqenit ka plotë 65 ndërtime pa leje, ndërsa kryetari i korruptuar thotë se nuk ka asnjë. Në javët e fundit ka të paktën 3 kallëzime penale për ndërtime pa leje pikërisht në breg të liqenit, të ndërtuara në tre vitet e fundit nga njerëz të afërt të Ramiz Merkos dhe partisë së tij. Aksioni i sotëm ishte një farsë dhe show mediatik nga ato të stilit të Artan Grubit. Struga nuk e ka problemin kryesorë me ato 6 platformat në liqen, por me betonizimin e tërësishëm të bregut të liqenit. Kjo vërehet leht me vetëm një xhiro rreth bregut.

Ramiz Merko dhe partia e tij duhet të japin llogari për betonizimin dhe shkatërrimin e bregut të liqenit. Të japin llogari për djegien e kallameve përreth bregut duke shkaktuar katastrofë ekologjike në vend dhe dëme të pariparushme të florës dhe faunës. Sot Merko pranoi se për katër vite nuk kanë pasur plan për zhvillimin e turizmit, për të rinjtë dhe qytetarët e Strugës, duke paralajmëruar se në fund të mandatit do të kërkojnë nga Qeveria dhe nga UNESKO t’u japin plan. Farsa e sotme e largimit të platformave është diçka e njohur për BDI-në. Ata gjithmonë, disa muaj para zgjedhjeve, aktrojnë se zgjidhin probleme, duke i kamufluar e mbuluar ata, pastrojnë deponi, maskojnë krimet e tyre, që pasi të marrin mandatin të rikthehen me metodat e vjetra të qeverisjes, me kaos, me deponi ilegale, krim, korrupsion dhe keqpërdorime e keqmenaxhime nga më të ndryshmet.StrugaLajm

Qytetarët e Strugës nuk mund as t’i mashtroni e as t’ua nënçmoni intelegjencën me mashtrime të këtilla. Ata më së miri tanimë e kanë të qartë dallimin e qeverisjes së komunës nga Aleanca për Shqiptarët dhe nga BDI. Problemeve të shumta në Strugë tani vërtetë u ka ardhur fundi. Në tetor, vetë qytetarët do t’i zgjidhin këto probleme dhe kësaj radhe nuk do të mund t’ju ndihmojnë as tender koalicionet dhe as vjedhjet e votave. Strugës përfundimisht do t’i rikthehet dinjiteti, ndërsa ata që e nëllosën nuk do të mund të rikthehen më asnjëherë në udhëheqjen e Strugës.

In : Aktuale

Loading...
loading...