Aleanca për Shqiptarët :Përgjegjësi për Spitalin e Strugës /Familja nga Dibra e meriton të vërtetën

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi: Familja nga Dibra e meriton të vërtetën

Reagim i plotë nga Aleanca për Shqiptarët rreth rastit të trajtimit të gabuar të një pacienteje nga Dibra në Spitalin e Strugës

Rasti i gruas shtatzënë nga Dibra, e cila është trajtuar në Spitalin e përgjithshëm në Strugë, dëshmon që situata në shëndetësinë e Maqedonisë së Veriut është e rëndë dhe jashtë kontrollit. Sipas dëshmisë së bashkëshortit, bëhet fjalë për shumë parregullsi, si nga ana profesionale dhe etike, që të lidhura me korrupsion, jo profesionalizëm dhe mosrespektim të protokolleve mjekësore, që kanë shkaktuar pasoja të pariparueshme në shëndetin e pacientes në fjalë.StrugaLajmStrugaLajm

Brengosës është edhe fakti se organet kompetente luajnë rolin e shurdhmemecit dhe vazhdojnë lojën e mbrojtësit të të paprekurve apo ushtarëve partiak. Edhe pse kanë kaluar 4 muaj, ende nuk ka epilog nga kjo ngjarje me pasoja të rënda, që tregon për paaftësinë e sistemit dhe labirintet e komplikuara për të gjetur drejtësinë, për të cilën flasin e premtojnë qeveritarët, e viktima të moszbatimit janë qytetarët e rëndomtë të këtij shteti, që ende zvarriten në rrugën e pafund të tranzicionit.StrugaLajm

Në nëntor të vitit të kaluar, Inspektorati shtetëror sanitar  dhe shëndetësor ka kryer inspektim dhe ka shpallur institucionin e tyre si jokompetent, për të kërkuar mbikëqyrje profesionale  dhe  duke ia kaluar kompetencat Odës së mjekëve dhe Ministrisë të shëndetësisë, të cilët sot e kësaj dite nuk kanë përfillur institucionin në fjalë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon urgjentisht që Ministria e shëndetësisë dhe Oda e mjekëve, të ngrenë komisionet adekuate dhe të mbikëqyr punën profesionale të mjekëve dhe të konstatoj gabim eventual të mjekut dhe të procesoj rastin në fjalë, që familja nga Dibra ta kuptoj të vërtetën dhe të kompensohet ajo që është e pakompensueshme-shëndeti.

In : Aktuale

Loading...
loading...