Aleanca: Prokuroria urgjentisht t’i gjejë dhe dënojë kërcënuesit e Ziadin Selës

Ftojmë Prokurorinë publike, Ministrinë e Punëve të Brendshme, të ndërmarrin masat urgjente për ti gjetur dhe dënuar kërcënuesit me jetë të Kryetarit të ASH-së Ziadin Sela.

Grupe të ndryshme qyqare të huliganëve, në vazhdimësi kanë kërcënuar dhe ofenduar Liderin e ASH-së dhe deputetin e popullit, Ziadin Selën, duke ja kujtuar gjithmonë rastin e 27 prillit si dhe duke shprehur keqardhje se pse Ziadin Sela ju ka mbijetuar plagëve vrastare, në momentin që u linçua për vdekje! Një rast i tillë ndodhi edhe mbrëmë nga faqja jozyrtare që mban emrin e njësitit special të MPB-së “Makedonski Lavovi – Luanët Maqedonas.”

E kujtojmë opinionin publik, se këto kërcënime as që e frikësojnë Ziadin Selën dhe ASH-në, por të njëjtat nxisin urrejtje ndëretnike, aq më shumë kur institucionet kompetente nuk i marrin masat e duhura për ti gjetur këta huligan që ofendojnë dhe kërcënojnë e që fshihen pas rrjeteve sociale.

E rikujtojmë opinionin se MPB dhe Prokuroria Publike, kohë më parë mori masa konkrete duke i zbuluar kërcënuesit e Kryeministrit Zoran Zaev dhe të njëjtit duke i nxjerr para drejtësisë.

Shtrohet pyetja se a do ti marrin institucionet përkatëse masat e njëjta edhe për kërcënuesit e Ziadin Selës? Kjo është e vështire për të ndodhur, sepse në Maqedoni, fatkeqësisht, dhe posaçërisht në gjyqësi ekzistojnë standarde të dyfishta, standarde që vlejnë vetëm për shqiptarët dhe ato vetëm për maqedonasit.

Apelojmë tek anëtarët dhe aktivistët tanë që mos të bien pre e këtyre kërcënimeve dhe provokimeve. Të njëjtat ti injorojnë, ndërsa organet kompetente ti marrin masat e duhura, në të kundërtën do të cilësohen si bashkëpunëtor dhe urdhërues të këtyre kërcënimeve që nxisin më shumë se urrejtje etnike.

In : Aktuale

Loading...
loading...