Ali Ahmeti dhe BDI edhe me drejtorët e rinj nuk befasuan

Prurjet e reja gjithnjë e më tepër po bëhen praktikë e etabluar në partinë shqiptare në pushtet, ndërsa kjo po dëshmohet edhe me emërimet e reja të eshalonit të tretë apo drejtorive, ku spikatin njerëz të ri dhe gjak i ri, ndërsa që shquhen për ide të reja dhe kreative nga grupet e ndryshme të interesit

Në Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), parti në krye me Ali Ahmetin, në kontinuitet ka pasur freskime të radhëve sa u takon kuadrove, duke mos devijuar kështu nga kursi i strategjisë së saj politike.

Prurjet e reja gjithnjë e më tepër po bëhen praktikë e etabluar në partinë shqiptare në pushtet, ndërsa kjo po dëshmohet edhe me emërimet e reja në eshalonin e tretë apo drejtorive, ku spikatin njerëz të ri dhe gjak i ri, ndërsa shquhen për ide të reja dhe kreative nga grupet e ndryshme të interesit.StrugaLajm

Pra, po argumentohet se BDI gjithmonë ka qenë e gatshme për ta kyç rininë aty ku duhet e cila do t’i trajtojë gjitha politikat në drejtim të asaj ku janë politikat dhe planet e BDI-së.

Fjala është për kuadro ta zëmë si Valdet Xhaferi i cili me përzgjedhjen e re do të drejtojë Byronë për ekpsertizë ligjore, pastaj Merita Mustafai e cila do të udhëheq me Byronë për Metrologji, Bujar Dardhishta me Drejtorinë për mbajtjen e librave amë, Bardhyl Dauti me Byronë për furnizime publike, Amir Zilbeari me NP Akademia për mësimdhënës …StrugaLajm

Pra, janë kuadro të përgatitur të cilët në mjaft fusha mund të japin kontributin e vet në qeverinë reformuese të koalicionit BDI dhe LSDM.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit ka emëruar drejtorët dhe zv/drejtorët e disa institucioneve, ku BDI-së nga kjo hise do t’i takojnë institucione dhe Ndërmarrje me peshë si që udhëheq me ministri kyçe dhe poste të zv/ministrave./Medial.mk/

In : Aktuale

Loading...
loading...