Ali Ahmeti do ta bëj kryeministrin e parë shqiptar

Ismet Sylejmani

Të jeshë ideator dhe zbatues i atyre ideve të mëdha të cilat i projekton dhe për realizimin e të cilave e vë në lëvizje një popull e një komb të tërë, kjo jo vetëm nuk është mahi e lojë, por është për tu admiruar, sepse të bën të madh dhe shembull se sa shumë duhet të jeshë i angazhuar për të qenë i besuar në atë që e nxjerr në tregun e aspiratës shekullore shqiptare!

Të mëdhenjtë të bëjnë të madh!

Nga të mëdhenjtë vijnë gjërat e mëdha!

Ali Ahmeti të pabesueshmen, të pamenduar kurrë më parë në Maqedoni, po e bën realitet të madh, të prekshem dhe të kapshëm!

Gjeneratat e vjetra shqiptare po binden në atë çka po shohin, kurse gjeneratat e reja po jetojnë nga afër ëndrrat e bëra realitet të të parëve dhe do të jenë bartësit e proçeseve të reja integruese euroatlantike!
Shqiptarët tashmë kanë zbritur në fushëbetejë!

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, jo vetëm janë aktorë të mëdhenj dhe faktorë të padiskutueshëm, por ata janë edhe barrikadë moderrne dhe janë edhe të pakalueshëm, ndaj atyre që duan ta bëjnë natën ndër shqiptarët sa më të gjatë!

Pa shqiptarët, pa pjesët e përfaqesuara nga ata, të cilat vetëm nga ata mund të përdoren e të administrohen me sukses, nuk mund të funksionojë administrata e aparati shtetërorë e as Maqedonia e Veriut si shtet!StrugaLajm

Ali Ahmeti është vija e demarkacionit që e ndanë me shpatë të kaluaren nga e tshmja!

IRJM dikur dhe Maqedonia e Veriut sot, në mes tyre kanë figurën dhe personalitetin madhor e gjigand të Ali Ahmetit, i cili është vija që e ndanë të kaluarën e rëndë për shqiptarët dhe përfaqëson të tashmen moderne e të integruar shqiptare!

Ashtu sikur krejt jeta dhe vepra e Ali Ahmetit që është gjithmonë veprim permanent dhe ndryshim cilësor, edhe e ardhmja e shqiptarëve në shtetin e tyre Maqedoninë e Veriut, do të jetë kualitative dhe kuantitative!

Ali Ahmeti atë që e ka thënë edhe e ka bërë!StrugaLajm

Garancë për të realizuar premtimet ka pasur, të kaluarën atdhetare e patriotike të të parëve të tij, ka pasur LPK-në,UÇK-në e sot BDI-në me të cilat ka fituar mbështetje popullore për lakmi e respekt jo vetëm në Maqedoni, por kudo në tokat dhe hapsirat shqiptare!

Ora e Ali Ahmetit në aktivitetin e madh ilegal politiko-patriotike, ne betejat e mëdha e titanike të luftës heroike çlirimtare, në termete e në atentate, në reshje të mëdha e ne bubullima, në acar e në furtuna, por edhe në temperatura të larta, ajo kurrë nuk është ndalur, por ka numëruar dhe shënuar me saktësi kohën e ecjes me suksese të çështjes shqiptare në përgjithësi dhe në Maqedoninë e Veriut në veçanti!

Premtimi dhe realiteti, janë dy gjera të cilat i shkojnë dhe i rrijnë afër, atij që është i fortë dhe që është konsekuent!

Te Ali Ahmeti, të dy këto tipare zënë vend të madh!

Ali Ahmeti e ka premtuar dhe do ta bëj realitet Kryeministrin e parë shqiptar, sepse kjo është edhe dëshirë dhe vullnet i popullit shqiptar, pastaj është edhe përkrahje dhe mbështetje e miqeve dhe aleateve ndërkombëtar me SHBA në radhë të parë!

Në Maqedoninë e Veriut, Kryeministri i parë shqiptar do të jetë realitet, koha dhe dita e tij po vjen!

Kryeministri i parë shqiptar është vullneti politik i popullit shqiptar dhe synimi e deshira e Ali Ahmetit!

Ali Ahmeti do ta bëjë Kryministrin e parë shqiptar!

Po bëhet Kryeministri i parë shqiptar!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 18 Gusht 2020!


Loading...
loading...