Ali Ahmeti kërkon Komision Anketues Parlamentar për “Lagjen e trimave”

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, për rastin “Lagja e Trimave” do të kërkojnë Komision Anketues Parlamentar, dhe ekspertizë ndërkombëtare, konfirmoi për “Post.mk” një zyrtar i lartë i BDI-së. Kjo jep sinjale se edhe pas aktgjykimeve, përleshjet e përgjakshme që ndodhën më 9 dhe 10 maj dy vjet më parë, së shpejti prapë do ta trazojnë opinionin.
Gjykata dje dënoi shtatë persona me burg të përjetshëm, që ishin akuzuar për sulmin terrorist në Lagjen e trimave të Kumanovës, kurse 13 të akuzuar u dënuan me 40 vite burg. Pesë prej të akuzuarve u dënuan me 20 vite burg, dy vite më pak mori një i akuzuar, ndërsa dy të akuzuar u dënuan me burg prej 14, 13 dhe 12 vitesh.

“Jemi duke i shqyrtuar mundësitë që Kuvendi të formojë një Komision Anketues për rastin “Lagja e Trimave”, njëjtë sikur për rastin “Sopot”. Analizojmë që Qeveria të iniciojë ekspertizë ndërkombëtare për rastin e Kumanovës, dhe të kërkojë ndihmë juridike ndërkombëtare për këtë rast”, tha zyrtar i lartë i BDI-së për “Post.mk”

Edhe ministri i drejtësisë, Bilen Saliji, deklaroi se nëse ka dyshime për rastin “Lagja e Trimave”, do të angazhohen ekspertë ndërkombëtarë.

“Për të gjitha rastet për të cilat ekzistojnë dyshime për parregullsi, respektivisht të cilat nuk janë zbardhur deri në fund, Qeveria do të përfshijë ekspertë ndërkombëtarë nga fusha të caktuara, me qëllim që ato raste të zbardhen tërësisht”, thotë ministri Saliji.

Ai shtoi se Ministria e Drejtësisë, në pajtim me kompetencat e saja, si pjesë përbërëse e Qeverisë, do të ndihmojë në mënyrë aktive në këtë drejtim.StrugaLajm

Mësojmë se nga partia e Ali Ahmetit, qysh sot kanë dhënë urdhër që Ministria e Drejtësisë t’i hetojë të gjitha mundësitë për ekspertizë ndërkombëtare në rastin “Lagja e Trimave”. Nga kjo parti thonë se do të ishte mirë që gjatë rishqyrtimit të rastit, të përfshihen edhe ekspertë evropianë, por edhe ekspertë nga SHBA-të.

BDI menjëherë pas sjelljes së vendimit për “Lagjen e Trimave” i bëri thirrje MPB-së dhe autoriteteve gjyqësore të nisin një hetim ndërkombëtar për këtë rast dhe të vendosin komunikim edhe me autoritetet e Kosovës dhe të Shqipërisë, për të shkëmbyer informata me qëllim zbardhjen e plotë të rastit.

Para një kohe të caktuar, edhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, paralajmëroi se Qeveria do ta ndërmarrë obligimin që të zbatojë një hetim shtesë ndërkombëtar. Por, deri më tani askush nga pushteti nuk informoi se si planifikojnë ta realizojnë, njoftimin e Spasovskit.

In : Aktuale

Loading...
loading...