Ali Ahmeti mbaroi dëshminë, mbi tetë orë u intervistua nga Specialja

Mbi tetë orë ka zgjatur intervistimi i kreut të BDI’së, Ali Ahmeti, nga prokurorët e Speciale në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.

Sipas informatave jozyrtare Ahmeti është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Pas intervistimit, ai nuk është deklaruar për media.StrugaLajmStrugaLajm

Nuk dihet ende nëse do të vazhdojë Intervistimi edhe nesër dhe pasnesër, siç u fol po pak orë më parë.StrugaLajm

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka pasur një rrol kyç në krijimin dhe funksionimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Intervistimi i tij kishte filluar në orën 9 e 30 të mëngjesit të ditës së sotme.
U
Ali Ahmetit ftesa nga Specialja i kishte shkuar në muajin korrik të këtij viti, derisa ai kishte shprehur gatishmërinë e menjëhershme për t’u paraqitur përpara Zyrës së Prokurorit të Specializuar. 

In : Aktuale

Loading...
loading...