Ali Ahmeti mbështet ndryshimet në Kodin zgjedhor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka pritur Ambasadorin Italian në Maqedoni,  Karlo Romeo. Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Romeo diskutuan për formimin e Qeverisë dhe në përgjithësi për situatën politike pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend si dhe për zgjedhjet lokale.  “Ahmeti falënderoi Italinë për mbështetjen e dhënë dhe njoftoi ambasadorin Romeo për qëndrimet e BDIsë mbi temat e lartpërmendura. Kryetari Ahmeti theksoi që BDI respekton dhe përkrah rendin kushtetues dhe karakterin unitar të vendit, ndërsa Qeveria e re reformuese duhet që sa më shpejtë të zgjidhet dhe të fillon me punë menjëherë. Ahmeti nënvizoi që nuk ka asnjë arsye për vonesa dhe që për prioritet e qeverisë së re janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, por edhe zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës”, thuhet ne komunikatën e BDI-së drejtuar mediave. Në lidhje me zgjedhjet lokale, Ahmeti tha që BDI përkrah ndryshimet e menjëhershme në Kodin zgjedhor për t’ju mundësuar funksionim normal komunave gjer në mbajtjen e zgjedhjeve dhe zgjedhjes së administratës së re.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...