Ali Ahmeti: Mbrëmë fitoi Kosova!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ka përgëzuar qytetarët e Kosovës dhe partitë politike për mbarëvajtjen e procesit të votimit në ditën e djeshme.

Ahmet ka thënë se mbrëmë fitoi Kosova, ndërsa ka uruar fituesit.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe partitë e tyre politike demonstruan standarde europiane në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, si gjatë fushatës ashtu edhe në ditën e votimeve, por edhe në pranimin e vullnetit të sovranit.

Përgëzimet më të sinqerta për të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit në këtë proces kaq të rëndësishëm në kohëra vendimtare për Kosovën dhe rajonin.

Mbrëmë fitoi Kosova, ndërsa në pritje të rezultateve përfundimtare, uroj të gjithë fituesit e besimit të qytetarëve

In : Aktuale

Loading...
loading...