Ali Ahmeti: Në BDI ka luftë mes zyrtarëve për t’i zënë vendin njëri tjetrit

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka akuzuar bashkë partiakët e tij se kanë qëndruar 20 vite në pushtet dhe kanë bërë rrush e kumbulla. Ai tha se brenda BDI-së ka luftë mes zyrtarëve për t’i zënë vendin njëri tjetrit. Duke folur për “Grupin e Zjarrit”, Ahmeti para banorëve të Vrapçishtit deklaroi se e kanë gabim dhe kërkoi nga ata që tu bashkëngjiten udhëheqësve aktual partiak dhe t’i ndihmojnë.StrugaLajm

“Un u kam thënë ata janë njerëz që un i kam pas shok i kam shok, e kanë gabim, fund e kokë e kanë gabim, sepse 20 vite janë dhe nuk kanë hequr keq, përherë me funksione, të kishte qenë dikush që nuk ka pasur asnjë funksion do ishte hidhëruar do i kishte mbet hatri, por edhe mua s’do më kishte mbetur hatri, por 20 vite rrush e kumbulla me funksione, e prapë të pakënaqur, hiqe këtë e vendose atë, unë drejtoj organe dhe kam përgjegjësi nuk mund të jem i njëanshëm”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...