Ali Ahmeti në Strugë :Ne do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë sonte në Strugë, gjatë Mbledhjes me popullin të organizuar nga Dega e BDI-së.
Në Ditën e Evropës, Ahmeti përçoi mesazhe të fuqishme para qindra e mijëra të pranishmëve, duke theksuar se misioni për anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian mbetet një prioritet i pakompromis për Bashkimin Demokratik për Integrim.
Gjatë takimit, u diskutuan shqetësimet e qytetarëve, të cilët denjësisht shprehën dyshimet e tyre ndaj një Qeverie që, çdo ditë, po e dëshmon veten siantishqiptare dhe antishtetërore, përfshirë këtu edhe bllokimin e procesit të integrimit të vendit në BE me politika destruktive që po i mbyllin rrugët drejt një të ardhmeje me perspektivë.
Lideri Ahmeti, para qindra simpatizantëve të pranishëm, garantoi se ne do të qëndrojmë të palëkundur, të bashkuar dhe të fortë në mbrojtjen e çdo të arriture.





