Ali Ahmeti nga Shuto Orizarja: Nëse preket gjuha shqipe, të gjithë do të jenë në këmbë
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimet me qytetarët, kreu i integristëve Ali Ahmeti sonte ka takuar mbështetësit e kësaj partie në Shuto Orizare.
Nga aty Ahmeti ka lëshuar edhe porosi të fuqishme drejtë pushtetarëve.
Tha se nëse preket gjuha shqipe, të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë.
Takimi i Ahmetit është seri e takimeve që BDI, ka filliar dhe do t’i vazhdojë, deri më sot Ahmeti ka pasur dhjetra takime.
Njoftimi i plotë:
“Sonte në Mbledhjen me popullin organizuar nga Dega e BDI-së në Shuto Orizare diskutuam për nënçmimin, largimet nga puna të shqiptarëve, tentimet për shfuqizimin e gjuhës shqipe, balansuesin dhe zhbërjen e gjitha të arriturave të shqiptarëve para syve të shkelësve të vullnetit të shqiptarëve VLEN. Ali Ahmeti siguroi anëtarët, simpatizantët e qytetarët se nuk do të tolerojnë për asnjë çmim të rrënohen të arriturat me shumë sakrificë”, thonë nga BDI