Aktuale
Ali Ahmeti nga Tetova: Gratë, themeli i çdo fitoreje dhe garancia e së ardhmes shqiptare!

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë në Tetovë zhvilloi një takim të ngrohtë me nënat, motrat dhe vajzat shqiptare, duke theksuar rolin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri.
Ahmeti vlerësoi se zëri dhe angazhimi i grave janë themeli i çdo fitoreje dhe garancia e së ardhmes së përbashkët.
“Me gratë e Tetovës, drejt një vizioni të përbashkët për barazi, dinjitet dhe zhvillim,” — u shpreh Ahmeti.
Takimi u zhvillua në atmosferë frymëzuese, ku u theksua domosdoshmëria e përfshirjes më të madhe të grave në proceset politike dhe shoqërore, si pjesë e vizionit të BDI-së për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.

































