BLENDI PETROL
Aktuale

Ali Ahmeti: Nuk jam tregtar në Bit Pazar

Numri një i BDI-së është përgjigjur edhe në pyetjen mbi përfshirjen eventuale të dy Lëvizjeve BESA në koalicionin qeverisës, shkruan Lajm.
Deklarata e kreut të njërit krah të BESËS, Afrim Gashi, pas takimit të sotëm me komisarin Han ishte se fjalën e fundit për tu bërë ata pjesë e qeverisë e ka kryeministri Zoran Zaev dhe në pyetjen nëse kryeministri e kontakton atë për një gjë të tillë për zgjerimin e koalicionit, Ahmeti me përgjigje:

“Sigurisht se BDI është parti shumë serioze dhe ne nuk jemi spektator, por aktor në fushën politike dhe vendimmarrëse…”, ka thënë Ahmeti, raporton Medial.mk.
“Tani unë nuk jam tregtar i Bit Pazarit dhe as i Urës së Gurit që të luajë me Qeverinë se do të lejojë një ministri apo jo…”, ka shtuar Ahmeti pas pyetjes tjetër se cilën nga resorët dikasterial do duhej t’u lirohej dy partive të sipërpërmendura

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button