Aktuale
Ali Ahmeti sfidon: “Edhe nesër në zgjedhje të parakohshme, jam gati!”

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se mbetet i gatshëm për zgjedhje të parakohshme në çdo moment, duke theksuar se kjo ka qenë kërkesë e tij që nga fillimi.
Në një prononcim për media, Ahmeti u shpreh qartë se nuk e sheh si befasi një proces të tillë, duke shtuar se është i përgatitur edhe nëse zgjedhjet shpallen menjëherë.
“Unë kam kërkuar që në ditën e parë zgjedhje të parakohshme, por s’është befasi. Edhe nesër po të ketë zgjedhje, jam i gatshëm”, deklaroi Ahmeti para gazetarëve.
Deklarata e tij vjen në një moment të zhvillimeve politike në vend, duke sinjalizuar se BDI është e përgatitur për çdo skenar elektoral në periudhën në vijim.
.gif)




























