Ali Ahmeti: S’ka asgjë lidhur me ndërrimin e ministrave
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar për Klan Maqedoni se ka dëgjuar nga mediat për ndërrimin e disa ministrave nga kabineti qeveritar. Sipas tij, nuk ka asgjë deri tani lidhur me këtë temë, mirëpo gjithcka është cështje që diskutohet. “Këtë lajm nuk e kam dëgjuar. Deri tash nuk ka asgjë, nuk është biseduar. Kjo cështje mund të diskutohet mes partnerëve të koalicionit. Kjo cështje do të jetë pjesë e një analize për të cilën ne si parti e bëjmë se cka është realizuar e cka jo”, theksoi Ahmeti, duke shtuar se gjerat kryesore kane levizur mire.
Ai foli edhe për fraksionet brenda BDI, duke thënë se është i vetëdijshëm për një zhvillim të tillë dhe se ai lejon dhe përkrahë opozitën përbrenda partisë. Alsat-M bëri të ditur se disa nga ministrat e BDI dhe LSDM do të jenë pjesë e rikonstruimit. (INA)