Aliu: z. SELA, KOHA ËSHTË TANI ! 

Ziadin SELA dhe Bialll Kasami tani pasi që ndryshimet kushtetuese janë proceduar duhet haptas tia vënë në dijeni kryeministrit Zaev se mos ti llogarit mandatet e tyre si PULA NË TRA. Tani është momentumi që duhet thënë troç se votat e mandateve të subjekteve të tyre, ndryshimet kushtetuese do ti kenë të garantuara nëse paraprakisht dialogojnë për të gjetur konsensus për trajtimin e shqiptarëve meritueshëm në preambullë dhe barazinë e GJUHËS SHQIPE në kushtetutë. Ndërhyrjet e tilla as nuk i pengon marrëveshja e Prespës dhe as që dëmtojnë procesin lidhur me këtë marëveshje ndërkombëtare.

Pra kryeministri dhe partnerët qeveritarë ose duhet të sigurojnë votat nga Vmro-Dpmne-ja e Mickoskit mjaftueshëm apo në mënyrë të respektueshme duhet ti vlerësojnë edhe mandatet e Aleancës për shqiptarët dhe LB-së.

Dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të vlerësohet si kushtëzim piratësh politik , por si aspiratë të subjektëve politik shqiptarë opozitarë ,duke synuar barazinë, madje thjeshtë edhe si momentum poltik që kryemistri Zoran Zaev dhe Socialdemokratët e tij së bashku me ortakun qeveritarë ,të ,,paguajnë,, faturën politke për nënvlerësimin e ASH-së me largim nga qeverisja dhe NDËRHYRJEN BRUTALE politike të kreminstrit Zaev në zgjedhjet lokale 2017-të .StrugaLajmStrugaLajm

Ky është momentumi politik (TANI), edhe pse për këtë Ziadin Sela disa muaj më parë u pronocua në konferencën për gazetarët të mbajtur në Kuvendin e RM. Unë atëherë ,me një pasazh në rrjetet sociale pohova se Sela disa gjëra i flet në kohë të gabuar , kam aludur se TANI është KOHA. Nëse materializimi politik pas të gjitha të thënave në kohë e pa kohë nga z. Sela , nuk kushtëzohet tani pavarësisht trusnive eventuale të faktorit ndërkombëtarë, e ndërkaq vota e tyre do ishin Condicio sine qua non, atëherë do tju ikë treni më i ngadalshëm dhe pompozimet e tij mund ti kthehen si bumerang në garën zgjedhore, që unë nuk do të dëshiroja !StrugaLajm

(q/a)

In : Aktuale

Loading...
loading...