Alternativa e hidhëruar, dikush na nënçmoi. Të dielën e japin fjalën e fundit PO ose Jo në qeveri

Kryesia më e ngushtë e AlternAtivA-s është në koordinim të vazhdueshëm. Me vëmendje jemi duke i shqyrtuar të gjitha rrethanat të cilat i prishin principet mbi të cilat është dashur të mbështetej koalicioni Evropian. Posaçërisht mënyra me të cilën dikush e nënçmon performancën tonë para 12 muajve për shpëtim të shumicës parlamentare, përzgjedhja e Dimitar Kovaçevski si kryeministër dhe si pasojë e kësaj sigurimi i bisedimeve me BE. Në përputhje me përcaktimet statusore sot kemi vendosur që qëndrimin final do ta ndërtojmë në seancën e Kuvendit Qendror që do të mbahet të dielën me fillim në orën 16.00 në selinë partiake në Tetovë. Gjithnjë duke udhëhequr nga ajo se çfarë është mirë për të ardhmen e shtetit dhe për të ardhmen e AlternAtivës. Arsyetojmë me maturi, pa emocione të vetëdijshëm plotësisht për sfidat të cilat na presin. Edhe njëherë potencojmë se nuk do të biem në grackën e cila na është vënë. Nuk do të lejojmë minimum hapësirë që AlternAtivA në çfarëdo mënyrë vet të kontribuojë për proceset që do të pasojnë në mënyrë të pashmangshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...