AMBASADORI ZEKOLLI: QYTETARËT PRESIN OPOZITËN SHQIPTARE, BDI NË KRIZË TË THELLË!

Dinakeria kapitale e politik bërjes është që në momente të fuqisë të aktrosh dobësinë dhe në momente të dobësisë të aktrosh fuqinë.

Në intervistën e fundit Ali Ahmeti praktikoj këtë dinakëri përmes ofrimit të koalicionimit me LSDM para zgjedhjeve vendore. Fal atmosferës së krijuar, përshtypja e parë është se oferta behet nga pozita e të fuqishmit i cili mban në dorë mbijetesën e LSDM e cila qalon ne anketa te kampusi maqedonas. Por, përshtypjet janë vetëm pershtypje. Realiteti – pak më ndryshe.

Realiteti thotë se erozioni i votuesve maqedonas pro LSDM vazhdon të mbetet i njëjtë, pra në minus të thellë. Por, BDI pas kacafyttjeve mes kampeve pro-Soros (emrimi i vërtet për LSDM) dhe pro-VMRO ka përgjysmuar kapacitetin e fuqisë se fituar ne zgjedhjet e fundit. Duke sjellur integristët në të njëjtin hallë sikur edhe partine Soros.

Se kendejmë, ofrta e Aliut nuk eshte fare nga pozita e fuqisë, por nga lekundja e thellë në BDI e shkaktuar nga vet ai. Pavarësisht nëse janë të vërteta apo trilime, zërat se Izet Mexhiti ka shantazhuar Ali Ahmetin me mundesinë e kalimit të tij në kampin Soros është ilustrim konkret per motivet (aspak të bazuara mbi fuqi) në prapavi të ofertës BDI per koalicionin me LSDM.StrugaLajm

Autoriteti i Ali Ahmetit sot ndoshta është më i fortë në opinion se që është mes partiakeve të tij, bile edhe përbrenda Kryesisë. Përqarja ka cenuar autoritetin e fuqisë së tij, duke e reduktuar në percepcione fluide dhe dinakëri cinike. Largimi i Beqir Hasanit ka shlyer fuqinë BDI në lagje dhe sokaqe, atje ku BDI siguronte votat me vagon e me shinik, fakt që asesi nuk mund të kompenzohet as me qakallosjet e Izet Mexhitit (i destinuar te perjeton fatin e Muhamed Zeqirit) apo sfilatat e Artan Grubit.StrugaLajm

BDI eshte në të njëjtin hall sikur LSDM. Ndersa të dyjat të dënuara që shpetimin ta kerkojnë në bashkimin e “te verbërit të shoqëruar nga shurdhmemeci”. Ky shoqërim mund të sjell nje shpëtim afatshkurt për lidershipet, por me kusht të katandisjes së vendit nëpër katrahura e abisë.

Opozita e destiluar nga intrigat e importuara dhe servilet e LSDM-VMRO ka shancin të kapitalizon mbi këtë dobësi të BDI. Me parakusht që, përserisë, të rekonceptualizon, repaketon dhe reformaton çasjen e vet ndaj votuesve. Në këtë reformatim, duhet shmangur iluzioni i kapitalizmit nga imazhi i Albin Kurtit dhe VV pasi që “rilindasit” në Prishtinë kanë vleresim dhe konsideratë më të madhe për LSDM (Sekerinska, Dimitrov, Jusufi) se për opozitarët Shqiptar. Fitorja e opozitës, në fakt, bredh vetëm nëpër sokaqet dhe lagjet në pritje që të kercen mbi supet e atyre që do gjejnë fjalorin që perputhet realitetin dhe kap imagjinatën e miletit. Është shancë që vetëm opozita mund ta humb.

Shkruan: Arsim Zekolli


Loading...
loading...