BLENDI PETROL
Aktuale

Amerika heq vizat për shtetasit e Kroacisë

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda disa ditësh do të heqin vizat për shtetasit e Kroacisë.

Duke folur në një tubim të biznesmenëve në qytetin e Koprivnicës, ai tha se Ministria e Brendshme ka paralajmëruar se vendimi për hyrjen e Kroacisë në Programin amerikan të përjashtimit nga viza duhet të merret deri në mbarim të vitit fiskal amerikan më 30 shtator, ndërsa qytetarët kroatë në SHBA do të mund të udhëtojnë pa viza nga fillimi I viti. Kryeministri tha se vendi i tij kishte punuar gjatë kohë për këtë dhe shprehu shpresën se tejkalimi i kësaj barriere do të reflektohet për të mirë edhe në rrjedhat tregëtare e të investimeve me SHBA. Për përmbushjen e kritereve për aderim në Programin e përjashtimit nga vizat, institucionet kroate kanë zhvilluar gjatë katër viteve të kaluara një bashkëpunim të ngeshur me autoritetet amerikane. Kështu, shkalla e kërkesave të refuzuara për viza gjatë vitit 2020 ra në nën tre për qind, që u konfirmua edhe nga Departamenti i Shtetit, në fillim të këtij viti. Televizioni kroat rikujton se pjesa më e madhe e kritereve të sigurisë lidhet me forcimin e aftësisë dhe të sigurimit të kushteve teknike për grumbullimin dhe analizën e të dhënave biometrike të udhëtarëve të cilët hyjnë në Kroaci, sigurinë e dokumenteve të udhëtimit, forcimin e kapaciteve për luftë kundër terrorizmit, shkëmbimin e të dhënave për luftëtarët e huaj terroristë dhe një varg informacionesh të tjera relevante për sigurinë. Kroacia është anëtare e NATO-s dhe e BE-së.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button