Aktuale
Amerika: Të shuhet UNMIK’u, Kosova të njihet nga vendet qe s’e kanë njohur
Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ambasadorja Nikki Haley, ka kërkuar nga KS i OKB-së që të ndërpres misionin e UNMIK-ut, i cili tha se po shpenzon miliona euro në Kosovë.
Ajo ka përshëndetur miratimin e projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, derisa ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë është e vetmja zgjidhje për paqe dhe integrim, raporton KP.
Haley ka inkurajuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën që t’i bashkohen më shumë se 115 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e saj.