
Mahmud Ibrahimi
Analfabeti më i rrezikshëm është analfabeti politik. Ai injoron ngjarjet politike dhe nuk është i vetëdijshëm se kostot e jetesës varen nga veprimet politike. Analfabeti politik mund të pretendojë se e urren politikën, por nuk e kupton se injoranca e tij prodhon probleme sociale si varfëria dhe krimi. Injoranca në politikë ushqen politikanë të korruptuar dhe mashtrues që veprojnë në dëm të popullit.
Shumë flasin në emër të popullit, duke pretenduar se veprojnë në interes të tij. Jane të paaftë të gjejnë qetësi, pasi janë vazhdimisht të angazhuar me temën “për popullin” e „me popullin“. A ka ndonjëherë një person në historinë e njerëzimit që ka tentuar të marrë frenat e qeverisjes mbi popullin pa e kërkuar mbështetje ose besimin e tij? As greket e lashte, as perandorët romakë, apo kohen e postmodernizmit si Trump-i ashtu edhe Bibi apo dhe Sala e Ramsi e njejt edhe Aliu e Taravari, të gjithë e paraqesin veten si ata që veprojnë në interes të popullit.
Megjithatë, këta aktorë politikë shpesh nuk kanë asnjë plan të qartë në politikë apo ekonomi. Pavarësisht se janë parti të majta apo të djathta, gjithmonë krijohet një grup që vepron sipas interesave personale, praktikisht duke përdorur popullin si një slogan reklamues.
Por ekstremiteti eshte i theksuar ne Maqedoni, ku të gjithë këta subjekte politike përdorin paratë dhe pushtetin e tyre për të manipuluar të tjerët. Disa që para 24 vjet më parë, u kthyen nga Perëndimi u pritën si më të zgjuarit, dhe perseri populli i konsideroi si çlirues. U ngriten edhe mitologji per disa prej tyre, ishin qesharake sidomos kur tentoja t’i zberthej e të tregoj te verteten, realizmin, modestine por edhe paaftesine qe njeri apo tjetri kishin ne politike.
Se ndoshta ishin, apo jane te „mire2 per komplote, per dinakeri por nuk shquhen aspak per dije, e aq me pak per ndjesi politike apo per nje vizion te theksuar kombetar.
Sot, pas 25 vjetësh, populli ka kuptuar se madje edhe një fëmijë mbi 10 vjeçar mund të ketë atë njohuri e dije qe disa prej tyre disponojne.
Unë nuk luftoj për ose kundër një partie apo një individi, por kundër strukturave ekzistuese që nuk ofrojnë bindje të vërteta politike. Nuk ofrojne zgjidhje dhe nuk kane die politike përvecse sjellin shtytje te problemeve. Kane, thelluar edhe ndasite si brenda shqiptarëve ashtu edhe armiqsite, mosdurimit dhe shantazhet dhaj popullates maqedonase.
Brenda këtij sistemi, nuk ka asgjë (gati) progresive ose reformuese; përkundrazi, mbizotëron një diskurs etnonacionalist, ku grupe të ndryshme popullore përbuzin njëra-tjetrën.
Me vite, intelektualët largohen nga partitë ose tërhiqen. Institucionet e dobëta krijojnë korrupsion, dhe konfliktet e pazgjidhura gjithmonë çojnë në pikëpamje ekstreme.
Në një shoqëri ka dy parime:
- Besimi te njëri-tjetri dhe te institucionet.
- Kaosi dhe anarkia në shoqëri, ku dhuna shihet si një opsion për të krijuar rend.
Flitet për demokraci gati 30 vjet, por kjo ka qenë gjithmonë inekzistente; ndoshta mund të quhet pluralizëm kaotik në politikë, por jo demokraci. Kjo etiketë është përdorur dhe vazhdon ende vetëm një muaj para zgjedhjeve, përndryshe vota e popullit është përdorur vetëm si një dekorim.
Oponentët politikë janë të paaftë dhe të paditur. Ata janë oratorë e zjarrtë dhe emocionohen kur lexojnë ato letra monotone para “popullit”. Vetem se si „pispillosen“ para kamerave te celularëve tregon faktin e se sa të mjerë jane.
Flalimet e tyre jane thjesht „bosh fare…“ por politika nuk është të jesh një referues i historive të paplota, arrogancës personale, kokëfortësisë dhe kapadahillekut. Kerkohet dije dhe intelektualizem i njüemendt e jo „kapadahillëk“.
Analfabeti politik është një rrezik real për shoqërinë. Ai injoron ngjarjet politike dhe ndikimin e tyre në jetën e tij. Pasojat e injorancës së tij janë të rënda; ato prodhojnë varfëri dhe krim, duke lejuar që politikanët korruptivë dhe mashtruesit të mbajnë nën kontrolle fatin e popullit.
Prandaj, keta duhet larguar, duhet nxjerre ne rezerve, nga kush po pra „nga populli, nga zeri i arsyes, nga njerezit që gjykojne drejt e qe kane sensin minimal te arsyes se nuk shkon më keshtu. Të ngrihet zeri se MJAFT me keshtu.