Angela Merkel-gjermanëve: Ju lutem, rrini në shtëpi! Betejën me Covid-19 e kemi vetë në dorë!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka bërë thirrje bashkëkombësve të saj të qëndrojnë në shtëpi, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Në mesazhin e saj, Merkel u thotë gjermanëve që të reduktojnë kontaktet, pasi virusi po përhapet me shpejtësi.StrugaLajmStrugaLajm

Ajo thekson se i qëndron fjalë për fjalë videomesazhit të javës së kaluar, ku u kërkoi atyre të mos lëvizin, mos udhëtojnë, nëse nuk është e nevojshme dhe të qëndrojnë më shumë në shtëpi.StrugaLajm

“Nuk jemi të pafuqishëm ndaj virusit, sjellja jonë vendos, se sa i fortë është ai dhe sa shpejt përhapet. Kërkesa e momentit është për të gjithë ne: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz. Për mua vlen ajo që u thashë javën e kaluar, fjalë për fjalë. Nëse të gjithë respektojmë rregullat. Betejën me Covid-19 e kemi vetë në dorë dhe do ta përballojmë bashkë këtë sfidë të madhe.”- thotë Merkel.

In : Aktuale

Loading...
loading...