Angelovska: Janë pranuar rreth 5.000 ankesa për kartelat pagesore vendore nga kategoria Të rinj

– Rreth 5.000 ankesa janë pranuar për kartelat pagesore vendore nga kategoria Të rinj – nxënës të shkollave të mesme dhe studentë nga mosha 16 deri në 29 vjet, kumtoi ministrja e Financave Nina Angelovska në profilin e saj në Fejsbuk.

Ajo paralajmëron se gjatë ditës këta persona do të shtohen në listën e kupuvandomasno.gov.mk dhe kartelat e tyre pagesore do të fillojnë të shtypen.

“Kontroll i të gjitha ankesave të parashtruara nga kjo kategori e qytetarëve po kryen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa gjatë ditëve në vijim presim ta finalizojnë kontrollin për ankesat shtesë të pranuara”, theksoi ministrja.

Siç shton, së bashku me ankesat paraprakisht të miratuara, deri më tani janë pranuar gjithsej 7.000 ankesa.

“Deri në fund të javës duhet të përfundojnë të gjitha kontrollet e të gjitha ankesave duke i përfshirë edhe kontrollet nga DAP, MPPS, APRMV dhe FSSHM me çka do të mbyllen të gjitha ankesat e parashtruara dhe do të informojmë për numrin e përgjithshëm përfundimtar të ankesave të pranuara. Të gjithë të cilët i plotësojnë kushtet do të marrin kartelë pagesore vendore”, theksoi ministrja në postimin në FB.

In : Aktuale

Loading...
loading...