Anketa e IPIS: VMRO dyfish para LSDM, VLEN e kalon BDI-në në zonën e 6-të

Përparësia e dyfishtë e VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së ruhet edhe në muajin mars në njësitë zgjedhore 2 dhe 6, ndërsa gara mes BDI-së dhe opozitës shqiptare është e pasigurt, përcjell INA.

Sipas anketës së IPIS-it të publikuar në emisionin “Objektiv” të servisit publik RTM, të realizuar në muajin mars, të pyetur se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në njësinë e dytë zgjedhore, më së shumti 20,4% e të anketuarve kanë zgjedhur VMRO-DPMNE-në dhe 11,1% për LSDM-në.StrugaLajmStrugaLajm

Ndërsa sa i përket partive shqiptare, 7.4% për koalicionin e BDI-së dhe 6% për koalicionin opozitar shqiptar VLEN. Lëvizja ZNAM me 5.6% besim nga të anketuarit.StrugaLajm

Në njësinë e gjashtë, koalicioni shqiptar VLEN ka pasur besimin më të lartë te qytetarët në muajin mars me 20.2%, e ndjekur nga BDI me 20%.

VMRO-DPMNE shënon 8.6% dhe LSDM ka 4% mbështetje nga të anketuarit.

In : Aktuale

Loading...
loading...