Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, mes datave 6-7 Mars, ka realizuar një hulumtim të opinionit publik për Zgjedhjet Parlamentare në Maqedoninë e Veriut, përcjell news33.tv
Nga instituti thonë që margjina e gabimit të tyre, teknikisht shkon në 2%, ndërsa besueshmëria është 95%. Ky institut çdo të mërkurë deri në zgjedhje do të vazhdojë matjen e opinionit publik nëpërmjet hulumtimit.
Nga ky sondazh, 6.66% e qytetarëve kanë refuzuar të përgjigjen, 7.% mendojnë që opsion i duhur është Partia Demokratike Shqiptare, 16.34% i besojnë koalicionit LSDM-BESA. Partia në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë vetëm 31.27% të besueshmërisë, deri sa koalicioni Aleanca & Alternativa i prijnë sondazhit 38.73%.
Hulumtimi është kryer tek vendet ku jetojnë qytetarët shqiptarë, dhe në 4 zonat zgjedhore.