
Portalb.mk ka publikuar rezultatet e anketës së realizuar online për zgjedhjet lokale të vitit 2025, ku qytetarët kanë shprehur mendimin e tyre për kandidatin që e shohin fitues në Komunën e Strugës.
Rezultatet tregojnë qartë një përparësi të dukshme të kandidatit të mbështetur nga VLEN, Mendi Qyra, i cili shihet si fitues absolut në këtë garë. Plot 43.4% e të anketuarve janë shprehur se besojnë se Qyra do të jetë kryetari i ardhshëm i Strugës.
Në vendin e dytë është pozicionuar kandidati i AKI-së, Arsim Dalipi, me 34.4%, ndërsa kandidati Besnik Asani ka marrë mbështetjen e 22.2% të të anketuarve.
Edhe pse anketa është realizuar online dhe nuk ka pasur metodologji standarde shkencore, rezultatet e saj janë tregues të disponimit aktual qytetar dhe një sinjal i fortë se kandidatura e Mendi Qyrës po gjen gjithnjë e më shumë përkrahje tek struganët.
Qyra shihet si alternativa e ndryshimit, me një ekip të përkushtuar pas vetes dhe me mbështetjen e fuqishme të koalicionit VLEN, që e pozicionon atë si favorit të padiskutueshëm në prag të zgjedhjeve të 19 tetorit.

































