Anketë e re, ja sa mbështetje ka Ali Ahmeti,Bilall Kasami dhe Ziadin Sela (FOTO)

Barometri i ri politik i BRIMA-s tregon se pas zgjedhjes së Qeverisë së re ka ardhur deri te ndërrimi i pozitave të partive politike në elektoratin e Maqedonisë. Hulumtimi është bërë pas formimit të Qeverisë së re ( prej 2 deri 12 qershor 2017), njofton Portalb.mk.

Për herë të parë pas disa vitesh LSDM-ja kryeson 22.4%, para VMRO-DPMNE-së që e mbështesin 19.8% e votuesve. Edhe pse VMRO-DPMNE-ja në segmentin e maqedonasve etnik akoma ka përparësi prej 0.9%, në elektoratin e përgjithshëm LSDM ka përparësi prej 2.6% sepse LSDM-në e  6.3% e përkrahin shqiptarët, por gjithashtu edhe te votuesit e bashkësive tjera etnike me 15.1% në krahasim me VMRO-DPMNE-në. Në partitë politike shqiptare BDI-ja vazhdon ta mbajë avantazhin me 26.6% në krahasim me BESË-n të cilën e përkrahin 15.8% dhe Lëvizjen për reforma në PDSH e përkrahin 15.5% e shqiptarëve.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se në elektoratin e përgjithshëm tani i pari në listë është Zoran Zaev me 17.7%, ndërsa Nikolla Gruevski mbetet pas tij për 4.7%,për të cilin janë përcaktuar 13.0% qyetarë nga elektorati i përgjithshëm.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...