Anxhela Peristeri shkon në finalen e Eurovision 2021

Anxhela Peristeri është kualifikuar për në finalen e madhe të “Eurovision 2021”. Artistja shqiptare ishte e para që siguroi biletën për në finale, që do të thotë se ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e gjithë publikut europian.
Këngëtarja shqiptare dhuroi një performancë të jashtëzakonshme dhe shumë të fuqishme. Ajo e shijoi në maksimum skenën dhe për asnjë moment nuk u lëkund përpara emocioneve të forta që të jep “Eurovision”.
Por kush mund të jetë fituesi i “Eurovision 2021”?
Sipas mediave më të mëdha dedikuar “Eurovision”, “ËiëiBloggs” dhe “Eurovoix” pretendenti kryesor për të fituar çmimin e madh është Italia. Shteti fqinj përfaqësohet këtë vit me këngën “Zitti e buoni” të grupit Maneskin.
Por përveç Italisë, përflitet se fituese mund të jetë edhe Franca me këngën “Voila” të Barbara Pravi. Sipas sondazheve e basteve, diferenca mes dy vendeve për fitoren është shumë e ngushtë.
Ndërkohë interesant është fakti se pretendet për të marrë çmimin e madh është edhe shqiptari Gjon’s Tears, i cili këtë vit përfaqëson Zvicrën me këngën “Tout l’univers”. Ky i fundit është shumë i ri në moshë dhe pavarësisht se është larguar i vogël nga Shqipëria ai ka treguar se ka një lidhje shumë të fortë me vendin e tij. Ne urojmë që një nga shqiptarët tanë të arrijë ta marrë këtë çmim, të cilin kemi shumë vite që e presim.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...