LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Apel për Strugën: Kërkojmë zhvillim modern dhe planifikim për 100 vitet e ardhshme

Jeton Lleshi

Apel për Strugën: Kërkojmë zhvillim modern dhe planifikim për 100 vitet e ardhshme

Shkenca dhe ajka e zhvillimit shkencor lulëzojnë në Perëndim, veçanërisht në Evropën më progresive. Një pjesë e madhe e bashkëatdhetarëve tanë në mërgim janë pjesë aktive dhe promotorë të këtyre vlerave.

Ne, qytetarët dhe mërgimtarët, kërkojmë që Struga të ndërmarrë hapa konkrete në drejtim të zhvillimit dhe përparimit:

  • Struga të shndërrohet në një komunë model që promovon “Riatdhesimin”.
  • Të mundësohet ngritja e shtatores së patriotit Nuri Mazari në qytet.
  • Të përmirësohet urgjentisht cilësia e ujit të pijshëm, pasi analizat kanë treguar se nuk plotëson standardet e kërkuara.
  • Të ndërmerren masa për dezinfektimin dhe pastrimin e tokave dhe livadheve nga mikroplastikat dhe ndotjet e tjera.
  • Sistemi i ujërave të zeza të vendoset dhe mirëmbahen në mënyrë të rregullt dhe profesionale.
  • Të zgjidhet problemi kronik i mungesës së parkingjeve në qytet.
  • Shkretëritë dhe krastat pa pemë të mbulohen me panele diellore, duke siguruar energji të pastër dhe të pandërprerë për qytetarët.
  • Të ndërtohet një sistem efikas për menaxhimin dhe riciklimin e mbeturinave.
  • Struga të zhvillohet si një komunë moderne evropiane, duke u binjakëzuar me komuna të zhvilluara në Zvicër, Danimarkë, Suedi, Gjermani dhe vende të tjera, dhe të përfitojë nga përvoja dhe mbështetja e tyre.
  • Spitali dhe klinikat në Strugë të rinovohen dhe të pajisen sipas standardeve evropiane.
  • Në një perspektivë afatgjatë, të planifikohet lidhja me tramvaj midis Strugës dhe Pogradecit.
  • Politikanët lokalë të punojnë për të krijuar siguri dhe perspektivë për gjeneratat e reja.
  • Politikanët të kultivojnë gjuhën e respektit, duke nderuar veçanërisht Çlirimtarët dhe duke bashkuar qytetarët për një të ardhme të përbashkët.
  • Të reduktohet byrokracia administrative, duke eliminuar nevojën për udhëtime të kota në Shkup për dokumente si licencat.

Ne kërkojmë që në Strugë të vihet në funksion një intelekt i vërtetë, që di të planifikojë jo vetëm për sot, por edhe për 100 vitet që vijnë.

Ne, mërgimtarët, jemi të gatshëm të japim kontribut real me ide dhe mbështetje konkrete. Bashkë me ne, në këtë mision janë edhe ambasadat e vendeve ku jetojmë dhe punojmë.

Me respekt,
Bashkëatdhetarët struganë


Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button